Barcelona ka ndërmend të futet në garë për Kylian Mbappe. Kontrata e su l m uesit me PSG-në skadon qershorin e ardhshëm dhe ai pritet të largohet nga Parisi me kosto zero. Real Madrid synon të nënshkruajë një para-kontratë në janar me lojtarin, pasi PSG refuzoi ofertat e larta të bëra nga madrilenët gjatë verës.
Megjithatë, Barça duket se ka një plan për t’ia hequr nga duart kampionin e botës rivalëve të Real-it dhe për ta realizuar këtë kanë punësuar ndërmjetësin e fuqishëm Pini Zahavi.
Katalanasit e dinë se Mbappe i ka kërkuar Real-it një shumë të madhe vetëm për hedhjen e firmës në kontratë dhe janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për të bindur s ulmu esin. Nga ana tjetër, drejtuesit e madrilenëve janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 50 milionë euro.