Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një nga çiftet më të përfolura dhe më jetëgjatë të ShowBiz-it. “Sa e mirë je, a je ndopak xheloze për Ermalin?”, – e pyeti dikush. “Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty”,- ju përgjigj Ami. 11 vite bashkë, çifti i bukur, kanë qenë pranë njëri-tjetrit në çdo hap dhe janë rritur bashkë drejt suksesit. Fillimet e tyre dhe shkëlqimet e para u vunë re, në programin e famshëm të humorit “Portokalli”, për të vazhduar po aq të dashuruar edhe sot.

Kujtojmë se Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska patën një dasmë larg tradicionales, dhe natyrisht shumë më të veçantë. Ermali nuk mungoi me komentet humoristike as për dasmën e tij. “Ka qenë një dasëm me shpenzime të mëdha. Nuk mund të bënim tolerime në asnjë moment. Dhe shumë mirë bëmë, se kjo ditë nuk mund të kthehet më. Se sa kushtoi nuk do ta them me saktësi pasi nuk është etike, por mund të them që ishte një dasmë sa për 5 dasma.”,- ka thënë ai para disa vitesh.

Ermali dhe Ami kanë dy fëmijë. Joel dhe Sia janë fruti i dashurisë së çiftit.