Ditën e djeshme Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma e çiftit tërhoqi të gjithë vëmendjen e mediave, ndërsa në rrjet ka qarkulluar vetëm një pyetje: Po Aleksi, a ishte i ftuar?
Ndonëse dikur ruanin marrëdhënie shumë të mira, Aleksi dhe Rudina duket se kanë shkëputur çdo kontakt.
Pak ditë para dasmës ata ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram, e si rrjedhojë Aleksi nuk ka qenë i pranishëm as në dasmën e ish-bashkëshortes. Në rrjet janë publikuar disa foto nga festa dhe ai nuk duket në asnjërën prej tyre.