Nga Nikolla Gjorgjevic – Emerging Europe

Një samit urgjent BE-Ballkani Perëndimor, i thirrur nga Sllovenia javën e kaluar, vend që aktualisht mban presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian, dështoi Që t’u ofrojë 6 vendeve të rajonit ndonjë lloj udhërrëfyesi drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa disa zyrtarë të BE-së ishin të prirur të theksonin se zgjerimi mbetet në axhendën e saj. Ballkani Perëndimor, është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian. BE-ja nuk është e plotë pa to – tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Por të tjerët ishin më pak optimistë.

E them me sinqeritet:midis 27 vendeve anëtare ka diskutime dhe mosmarrëveshje mbi kapacitetin tonë për të pranuar anëtarë të rinj-u shpreh Sharl Mishel, president i Këshillit Evropian. Në fakt, pasi përfundoi samiti në mbrëmjen e 6 tetorit, shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor nisën të ndiejnë se vendet e rajonit jo vetëm që nuk janë më pranë anëtarësimit në BE, përkundrazi ato janë më larg se kurrë.

Është më se e qartë se procesit i anëtarësimit nuk po ecën përpara”– thotë Erik Gordi, profesor në Shkollën e Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore (SSEES) në Universitetin e Kalifornisë.“Për shkak se shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk po i përmbushin dot kriteret e anëtarësimit – veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, mediat, gjyqësorin dhe politikën e jashtme dhe të sigurisë – por edhe sepse ka një mungesë gatishmërie nga ana e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj. Deklaratat kontradiktore që pasuan samitin, tregojnë gjithashtu se Bashkimit Evropian nuk ka një pozicion të unifikuar dhe të qëndrueshëm– shton ai.

Përpara samitit, Sllovenia sugjeroi që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE deri në vitin 2030. Por kjo ide gjeti pak mbështetje midis anëtarëve të tjerë të BE-së.“Unë personalisht nuk mendoj se ishte e gabuar këmbëngulja për të pasur një afat konkret.

Koha është malli më i shtrenjtë, dhe qytetarët e Ballkanit janë të përfshirë në këtë proces, një proces që po i ndryshon në thelb këto shoqëri, veçanërisht në dy dekadat e fundit”-thotë Marko Savkoviç, drejtor ekzekutiv i Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike.

Asnjë premtim, vetëm inkurajim

Për disa kohë, vitit 2025 u pa si një datë e mundshme, kur të paktën disa vende të Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos Serbia, mund t’i bashkoheshin BE-së. Por në vitin 2018, Zhan-Klod Junker, president i atëhershëm i Komisionit Evropian, e bëri të qartë se ky nuk kishte qenë kurrë një premtim, por një inkurajim për vendet kandidate.

Që nga ajo kohë për shumë anëtarë të BE-së, çështja e zgjerimit është bërë shumë më e ndjeshme politikisht. Dhe për të qenë i sinqertë, ne nuk e kemi ndihmuar veten. Politikanët tanë paraqesin vizionin e një rajoni në mosmarrëveshje të vazhdueshme,vetëm disa hapa larg konfliktit të ripërtërirë. Ata janë mbi të gjitha të interesuar në kapjen e shtetit – thekson Savkoviç.

Për shembull, qeveritë e Francës apo Gjermanisë, nuk janë të gatshme që të na japin një datë konkrete për anëtarësimin, pasi kjo do t’i jepte argumente të forta opozitës në ato vende – shton ai. Por a sjell dështimi për t’i ofruar shteteve të Ballkanit Perëndimor ndonjë lloj shprese të mirëfilltë, shkatërrimin e besueshmërisë së BE-së në rajon?

Savkovic mendon se BE po vuan prej disa vitesh nga një “krizë besueshmërie”, dhe kjo qëkur u bë e qartë se “premtimi” i Junker për anëtarësim deri në vitin 2025 nuk ishte i tillë për të tjerët. Zijad Beçiroviç i qendrës së studimit me qendër në Lubjanë, IFIMES, pajtohet me idenë se besueshmëria e BE-së është dobësuar ndjeshëm në rajon.

“Konfirmimi i kësaj është bllokimi nga Bullgaria i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, por edhe dështimi për të hapur ndonjë kapitull të ri negociues me Serbinë”- thotë ai.
“Në këtë moment,shumë vende të BE-së nuk do të plotësonin kushtet që po u imponohen vendeve të Ballkanit Perëndimor. Besueshmëria është zbehur edhe për shkak të mënyrës

se si është zhvilluar dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”– nënvizon eksperti boshnjak.

Një e ardhme jashtë BE-së

Erik Gordi nga SSEES thotë se disa faktorë e ndryshuan qëndrimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nga fillimi i viteve 2000 dhe deri më sot. Vokacioni i saj ndaj vlerave demokratike, është gërryer nga toleranca që ka treguar Brukseli ndaj autoritarizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë.

Krizat i kanë zbehur premtimet e saj ekonomike, ndërsa trajtimi i vendeve të Evropës Juglindore, si Rumania dhe Bullgaria kur është fjala për çështjen e emigracionit, ka lënë një “shije hidhur të keqpërdorimit”.

“BE-ja nuk ka më monopolin e besnikërisë ndaj saj të shteteve jo-anëtare, pasi në skenë janë shfaqur konkurrentë të rinj. Kjo e kombinuar me perspektivat e zvogëluara të arritjes reale të anëtarësimit, i kanë dhënë më shumë nxitje elitave politike që të parashikojnë një të ardhme jashtë BE-së, edhe pse jo domosdoshmërisht si pjesë e një blloku tjetër”-deklaron Gordio.

Ndërkohë për Savkoviç, nuk ka asnjë dyshim se të paktën në aspektin ekonomik, vendet e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë pranë BE -së. Aty ku blloku po humbet tashmë kontrollin e tij janë vlerat mbi të cilat është themeluar.“Sondazhet e përsëritura të opinionit publik, e tregojnë këtë si një prirje gjatë 5 viteve të fundit.

Ata që e kuptojnë si duhet konceptin e fuqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e dinë se Kina dhe Rusia duket se janë në rritje, teksa BE-ja dhe Perëndimi në tërësi janë duke u tërhequr.“BE-ja nuk është aspak e aftë në komunikimin, apo “shitjen e produktit” të saj, pasi varet nga bashkëpunimi i vendit kandidat. Dhe ka humbur shumë terren në rajon, pasi zakonisht i duhet shumë kohë për të reaguar”- përfundon ai.(CNA.al)