Një situatë e pakëndshme është krijuar në emisionin “Glamour Zone”. I ftuar ka qenë Eri Aga, një nga ish-konkurrentët e “Përputhen”.
Gjatë intervistës moderatorja Ester Bylyku e pyeti Erin se kush ka qenë femra më e famshme me të cilën ai ka flirtuar dhe kjo pyetje duket se nuk i ka pëlqyer të ftuarit i cili filloi të ulërinte në mes të emisionit.
Eri: A të thashë që përpara xhirimeve këto pyetje mos mi bëj? Pse më acaron?
Ester: Po mirë unë e kam punë
Eri: Po ça pune o burr’, punë thotë
Ester: S’jam burrë, por të shohësh intervistat e mia e bëj këtë pyetje
Eri: Po mirë unë a të thashë mos ma bëj?
Ester: Po lëre ça thua ti, unë po them e kam në skenar.
Pas këtij momenti, Eri i tha Esterit se vetëm donte ta trembte pak duke e qetësuar situatën.