Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, zhvilloi sot një mbledhje me strukturat e partisë në qarkun e Vlorës, ku diskutoi për sfidat e mandatit të tretë qeverisës në më shumë punë dhe vepra në shërbim të qytetarëve.
Ahmetaj tha se, në takimin që zhvilloi sot në Vlorë, me Asamblenë e Partisë Socialiste të rajoneve 1,2,3,4,5 merrnin pjesë përfaqësues dhe të njësive administrative Orikum, Novoselë, Qendër dhe Shushicë.
Ahmetaj vuri theksin në angazhimin maksimal të qeverisë për të çuar përpara punët në shërbim të qytetarëve.
Kemi shumë punë për të bërë për të shpërblyer mbrapsht besimin dhe përgjegjësinë historike që qytetarët na dhanë me votë për mandatin e tretë dhe Shqipërinë 2030, tha Ahmetaj.