Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Burak Özçivit, ka probleme me drejtësinë turke. I mirënjohur kryesisht për telenovelën “Themelimi Osman” është akuzuar nga 4 punonjës të setit televiziv, të cilët kanë ngritur një kallëzim penal për “Osman-in” me pretendimin se ky i fundit i ka ofenduar ata rëndë gjatë xhirimeve të serialit. Një prej punjonjësve, emri i të cilit nuk bëhet i ditur por vetëm inicialet e tij ka treguar se punon si asistent i kamerës në xhirimet e serisë televizive, A.Ö., ka treguar për policinë se aktori ka mallkuar drejt stafit. “Në ditën e incidentit Burak, aktori kryesor i serialit, doli nga çadra ku ishte dhe mallkoi drejt stafit të xhirimit, duke na parë në sy një nga një. Pastaj ai u largua. Ai u kthye menjëherë dhe tha përsëri të njëjtat mallkime. Kur punëtorët e grupit dëgjuan mallkimet e tij, ata u tronditën dhe askush nuk foli,”-ka thënë punonjësi.

Mediat turke shkruajnë se zyra e Kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”. Nga ana tjetër, aktori është shprehur se këtë deklarata janë marrëveshje dhe të ekzagjeruara, të cilave nuk duhet t’i besojnë askush.