Koreografi Albi Nako ka qenë sërish në vëmendje orët e fundit pas një videoje nga emisioni “T’ka mami yll”, që bëri xhiron e rrjetit. Personazhe të njohur e të panjohur iu kthyen kundër Nakos pas pyetjes që i bëri një vajze të vogël konkurrente për kërcim.
Albi Nako: Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?
Vajza: Të kërcej.
Albi Nako: Sigurt?
Erjona Rusi: Domethënë do rrish pa ngrënë për të kërcyer?
Albi Nako: Jo nuk do rrijë pa ngrënë…
Pas komenteve të shumta në rrjet që e “kryqëzuan”, Albi ka reaguar duke ripostuar një video të Ilda Bejlerit, e cila shfaqet krah vogëlushes Lijana.
“Unë di të them që këtë yllin këtu do e kem bashkë-prezantuese. Edhe pse kemi të përbashkët që na pëlqen të hamë gjërat që duam ne përsëri ëndrrat tona do i çojmë deri në fund”, shkruan Ilda.