Sot në ditën ndërkombëtare të punonjësve të ndihmës së parë, ambasada e SHBA në Shqipëri ka bërë apel për vaksinimin kundër COVID.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, ambasada thekson se në këtë ditë duhen nderuar heronjtë që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurt në mes të pandemisë së COVID.
“Në Ditën Kombëtare të Punonjësve të Ndihmës Parë, ne dëshirojmë të nderojmë heronjtë të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurt, ata të cilët me guxim kanë punuar papushim përgjatë krizës së shekullit – pandemisë COVID-19.
Për të nderuar sakrificën e tyre, ne mund të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur punonjësit e ndihmës së parë dhe komunitetet tona duke u vaksinuar për COVID-19”, thuhet në postimin e ambasadës.