Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në një postim në Twitter është shprehur se autoritetet duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Kim thekson se e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme është themelore për demokracinë.
“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE-ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”, shkruan Kim në Twitter.