Apple do të hedhë në treg modelin e ri të Macebook Pro që mund të konsiderohet si kompjuteri më i shpejtë në botë. Modelet e reja të MacBook Pro janë të dizenjuara me një set të çipeve ultra të shpejtë. Përmasat e ekraneve janë 14 inç ose 16 inç. Mendohet se kamera do të jetë e cilësisë së njëjtë me atë të iPhone.
Gjithashtu McBook Pro do të këtë shumë porta si HDMI, porta e SD card, 3 Thunderbolt 4, USB të tipit C dhe një portë për kufje. Ato çfarë e bëjnë MacBook Pro të fuqishëm janë çipet e Apple M1 Pro dhe Max. M1 Pro ka karikimine tij super të shpejtë.
“Është risia jonë për Mac”, ka thënë Apple. Gjithashtu shtoi se ka performancë 70% më të mirë se versionet e mëparshme. Ky version i ri mund të suportojë deri në 64GB të memories RAM. Sistemi i ri i zërit dhe tonalitetit do të jetë me 80% më shumë bas.