Sot në puntatën e Për’puthen ishte takimi midis Argjendit dhe Ritvanës. Ky takim nisi me sqarime dhe më pas protagonistët shkuan në një ambient romantik, por dhe aty nisën të debatonin. Në një moment Argjendi nisi të fliste për Bashkimin duke thënë se atij i doli fytyra e vërtetë. Baçi (Bashkimi) e ka treguar fytyrën e vërtetë në studio, që dukej sikur tipi më i sinqertë, më i miri aty brenda dhe pastaj jashtë ndryshe dhe tregoi gjëra për ne.

Alvisa nga ky mendim i Argjendit reagoi në studio. Nuk mund t’i thuash Bashkimit i pafytyrë vetëm nga një veprim që e ka bërë në nxehje e sipër.
T’i thuash i pafytyrë dikujt është gjë shumë e rëndë, ideja qëndron këtu, Bashkimi ka bërë 1 gabim dhe kam qenë unë e para që e kam sulmuar, po jo ti thuash i pafytyrë. Në nxehje e sipër gjithsecili del nga vetja dhe thotë një fjalë më tepër. Kjo është shumë e rëndë.

Argjendi mohoi ta kishte nënkuptuar në atë lloj forme, por thjesht që ka kuptuar se disa njerëz janë ndryshe dhe jo si i mendonte.

Ndërkohë në studio Argjendi me Ritvanën kërcyen dhe duket sikur u qetësuan disi, pas takimit sqarues.