Pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Tiranës ditën e djeshme ky dy të rinj humbën jetën pas mosmarrëveshjes në çift, janë zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

26-vjeçari, Kliton Pira, dibran që prej vitesh jetonte në zonën e Laprakës, ishte njohur me të dashurën ganeze në internet, në kohën që ishte emigrant i paligjshëm në Angli.

Ganezja 31-vjeçare, Jawsackie Jaboah, me pasaportë franceze, u qëllua dje me thikë nga Pira, i cili më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit, të dy të vdekur.

Sipas raportimeve të para thuhet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar. Megjithatë marrëdhënia e tyre përfundoi me tragjedi.