Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rroskovec. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Partia Socialiste e ka të domozdoshme një riorganizimi të plotë në territor.

Sipas Ballës përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht 100%, pa konservatorizma të kotë, në rrjet digjital është synimi kryuesor në këtë fazë organizative. Balla ka ironizuar dhe zhvillimet brenda PD, duke u tallur me Kuvendin Kombëtar që do mbledhin. “Ata s’kanë as parti, për fatin e tyre të keq s’paskan as lista reale të Kongresit apo Kuvendit si e quajnë ata”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Roskovec/ Zhvilluam takime në Kurjan, Kuman, Strumë dhe Roskovec me strukturat e Partisë Socialiste???. Ne e kemi partinë e duhur dhe duhet të vazhdojmë ta përsosim atë në aspektin organizativ dhe digjital. Të tjerët s’kanë as parti, për fatin e tyre të keq s’paskan as lista reale të kongresit apo kuvendit si e quajnë ata. Ajo që na duhet është nevoja e një ri-organizimi të plotë në territor. Përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht 100%, pa konservatorizma të kotë, në rrjet digjital është synimi ynë në këtë fazë organizative.

Përfshirja e partisë në vlerësimin e Deputetëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive, ishte një ushtrim shumë demokratik nga i cili u morën të dhëna të dobishme. Çdo anëtar i Partisë Socialiste duhet të marrë njoftim në kohë reale për çdo vendim-marrje tonën, në Kuvend, në Qeveri apo këshilla bashkiakë. Dhe anasjelltas, çdo anëtar partie duhet të ketë mundësinë të shprehet apo japë mendimin e vet online. Teknologjia është, partinë e kemi, e gjithë struktura duhet të ketë komunikim digjital.

Dhe mos harroni krahasimin e bëjmë me veten.