Përsa i përket infrastrukturës në vend, ministrja Balluku, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se ditën e sotme janë kaluar dy projekte tejet të rëndësishme, ai i qytetit të Patosit dhe ai i qytetit të Vlorës, që do ti hapin rrugë vazhdimësisë së projekteve të nisura prej kohësh në këtë qytete.

E pyetur nëse është parashikuar një fond për unazën e madhe për shpronësime, ministrja u shpreh se edhe këtë vit ndodhet në buxhet dhe se projektligji tashmë është miratuar.

“Fondi i shpronësimeve është një zë i buxhetit por duhet theksuar se edhe këtë vit ndodhet ai zë i alokuar në buxhet dhe tashmë projektligji është miratuar. Sot të gjitha projektet bazohen në studime të mirëfillta dhe kemi një numër të saktë të numrit të shpronësime, dhe të ndara nëse janë të legalizuara apo jo, kjo bën që parashikimi të jetë i qartë. Të gjithë projektet që do nisen gjatë 2020-22 kanë të parashikuar në buxhet shumën e legalizimeve”, u shpreh Balluku.