Milano 16/05/2021 - campionato di calcio serie A / Milan-Cagliari / foto Image Sport nella foto: Frank Kessie

Frank Kessie, mesfushori nga Bregu i Fildishtë i Milanit, me një kontratë që skadon qershorin e ardhshëm, ka hyrë në radarin e merkatos së Barcelonës. Kjo u raportua nga gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, e cila e tregon 24-vjeçarin kuqezi si profilin ideal për të përforcuar mesfushën blaugrana sezonin e ardhshëm. Qëllimi i klubit katalanas do të ishte ta siguronte performancën e tij falas, duke pasur parasysh bllokimin në negociatat për rinovimin e kontratës me “Djallin”. Barça synon të nënshkruajë me një lojtar me aftësi të mira fizike, por edhe me teknikë. Kjo është arsyeja pse Kessie pëlqehet shumë, ngaqë i përmbush të dyja cilësitë e kërkuara. Drejtuesit e skuadrës katalanase pranojnë se e kanë atë në radar për karakteristikat teknike, moshën dhe situatën kontraktuale. Për ta, Kessie është një lojtar më shumë se interesant. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë e di se disa klube të mëdha e ndjekin dhe tundojnë agjentin e tij. Kessié monitorohet nga PSG, Atlético Madrid, Manchester United dhe Liverpool. Ndërkohë, te Milani tashmë janë mësuar me idenë se do ta humbasin falas, ndaj për këtë arsye po kërkojnë një zëvendësues. Gjithashtu sipas “Mundo Deportivo”, profili i identifikuar nga Milani është ai i mesfushorit të Marseille, Kamara, francez 21-vjeçar me origjinë senegaleze.