Universitet shqiptare do të bashkëpunojnë me universitet prestigjioze në Spanjë, për të rritur cilësinë në arsimin e lartë. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Spanjës, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 Tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedonin e veriut.

Bashkëpunimi me universitete prestigjioze jashtë vendit është artikuluar më parë edhe nga ministrja Kushi, e cila është shprehur se bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike, me projekte të përbashkëta, me shkëmbime studentësh e pedagogësh, lidhjen me tregun e punës etj. (Shqiptarja.com)