Prej më shumë se 10 ditësh gjatë së cilës ndajnë të njëjtin shtrat gjatë natës, Beniada dhe Arditi vendosin të fillojnë një rutinë të re.
Pas largimit të Elhaid Cufit, një krevat u lirua dhe kështu dy të rinjtë nuk janë më të detyruar të flenë së bashku.
Në ditën e parë të izolimit, banorët u gjendën përballë një krevati dopio, në të cilën detyrimisht duhet të flinin dy banorë.
Ata që pranuan ishin Beniada dhe Arditi, veprim i cili u pasua me shumë komente nga konkurentët por edhe publiku.