Karim Benzema nuk ka dyshime për të ardhmen e Kylian Mbappé. I intervistuar nga L’Equipe, sulmuesi i madrilenëve tha: Ai e tha vetë, dëshiron të provojë diçka tjetër. Një ditë ai do të luajë për Real Madridin, nuk e di kur, por do të ndodhë, është vetëm çështje kohe.
Një mundësi që tashmë mund të materializohej gjatë verës, pastaj gjithçka u zbeh. Të dy mund të jenë partnerë sulmues te “Los Blancos”, por tani për tani duhet të japin më të mirën me ekipin kombëtar.
Benzema tha se dëshiron të fitojë me Francën, ku u kthye pas disa vitesh mungesë: Unë u ktheva për të fituar një titull me Francën. Ndoshta duke filluar me Ligën e Kombeve. Na pret “Final Four” me Belgjikën, Italinë dhe Spanjën, ne duam të fitojmë patjetër trofeun.
Me fanellën e Les Bleus, sulmuesi i Realit dëshiron të fitojë. Në nivel personal, megjithatë, “Topi i Artë” mungon në vitrinën e tij të jashtëzakonshme: Nëse dikush është ambicioz, ai duhet të mendojë gjithmonë për të. Sidoqoftë, nuk duhet të jetë një obsesion që të shtyn të përqendrohesh vetëm te ky objektiv personal. Duhet ta fitosh atë për atë që je, për atë që tregon në fushë, për atë që bën.
Për 12 sezone te Real Madridi, Benzema ka refuzuar krahasimin me Zidane: Kam shumë respekt për të dhe Ronaldon, mund të mësoj vetëm nga ato që bënë të dy në Madrid.