Karim Benzema ka thënë se kur e kishte parë ish-bashkëlojtarin e vet te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, duke e fituar Topin e Artë, e kishte krijuar një bindje se dhe ai mund ta fitojë atë një ditë. Përfaqësuesi i Francës Benzema është përfolur së fundmi si njëri prej favoritëve bashkë me Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho. Real Madridi dhe yjet e dikurshme dhe ato të tanishme franceze janë duke e mbështetur fuqishëm fushatën e Benzemas në përpjekje për ta fituar për herë të parë çmimin më prestigjioz individual.
Benzema është duke kaluar nëpër formë jetësore në vitin 2021 dhe i ndihmoi Francës ta fitojë Ligën e Kombeve së fundmi. “Gjithmonë ka qenë synimi im, gjithmonë e kam pasur në mendje, kur Cristiano Ronaldo e fitoi, mendova me vete se edhe unë mund ta fitoj atë”, tha Benzema për ESPN.
“Mund të them se kurrë nuk kam qenë më afër ta fitoj atë falë paraqitjeve të mia, për shkak të arritjeve në tri apo katër vitet e fundit. Nuk jam shumë larg”, shtoi ai.