P
olicia e Beratit vijon kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit online dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.
Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit E.P., 36 vjeç dhe V.G., 55 vjeç, të dy banues në lagjen “Muzakaj”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V.G., u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online, shtetasi E.P.
A.J., 46 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Çlirim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.