Pas vrasjes së deputetit të Partisë Konservatore, Sir David Amess, ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel, deklaroi sot se masa sigurie do të vendosen për deputetët. Ajo tha se deputetët mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre duke shtuar se njerëzit që sulmuan demokracinë nuk do të kenë sukses. “Të gjitha masat janë vendosur për të siguruar sigurinë e deputetëve në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me detyrat e tyre si anëtarë të zgjedhur demokratikë. Ne jetojmë në një shoqëri të hapur, një demokraci. Asnjë individ nuk mund të na frikësojë, të na pengojë të funksionojmë në shërbim të demokracisë sonë të zgjedhur”, tha ajo.
Deputeti britanik nga radhët e Partisë Konservatore, Sir David Amess, u godit me thikë për vdekje dje në një mbledhje të bordit lokal. Amess përfaqësoi Ëest Southend, Essex, dhe u sulmua në një kishë metodiste në Lee-on-Sea.