Armando Broja po jeton “ëndërrën” e jetës. Paraqitjet e tij kanë bërë që të flasin të gjithë për sulmuesin shqiptar. Pas ndeshjeve fantastike me Kombëtares e Shqipërisë, erdhi momenti që të tregojë aftësitë e tij edhe me klubin e tij të Southampton, në Premier League. Në ndeshjen e parë titullar me Southamptonin në kampionatin anglez arrin të debutojë me gol, i cili më pas do i jepte edhe tre pikët skuadrës. Paraqitja pozitive të tij në fundjavë kanë marrë edhe vlerësimin e Micah Richard.
Sipas “BBC sport”, ish-lojtari i Manchester City-t, tashmë analist në studiot televizive, ka thurur elozhe për 20-vjeçarin shqiptar, duke e cilësuar atë jë sulmues të shkëlqyer dhe se gjithçka ishtë shpërblim për punën e palodhur.
“Broja ishte i shkëlqyer. Vetëm 20 vjeç dhe në huazim nga Chelsea. Chelsea ka një akademi të madhe, me të vërtetë e ka. Broja vendosi ritmin që nga fillimi i ndeshjes. Ai po punonte shumë për skuadrën që ta kthente topin dhe disa njerëz mund të mendojnë se është e thjeshtë, por ajo vendos ritmin. Ai merr shpërblimin për të gjithë punën e tij të palodhur. Ishte te Vitesse sezonin e kaluar ku shënoi 11 gola, shënoi për Shqipërinë edhe në mesjavë. Ishte një gol i bukur kundër Leeds dhe kjo është ajo që i nevojitet. Koha e duhur, vendi i duhur. Besimi u rrit, ai po vraponte prapa. Kur i sheh sulmuesit tuaj që kthehen pas për të marrë topin kjo i bën tifozët të ndizen dhe kjo është ajo që i duhej Southamptonit”, deklaroi Richard.