Republika Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës digjitale të vaksinës Anti-Covid që lëshohet edhe nga autoritetet shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Pragë, ndërkohë që ka njoftuar edhe masat e reja që duhen për të lëvizur në këtë shtet.
“Ministria e Shëndetësisë e Republikës Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës dixhitale të vaksinës që lëshohet nga autoritetet kompetente shqiptare”, shkruan ambasada shqiptare në Pragë. Lehtësim i masave, do të vazhdojë të kërkohet test Covid-19, por hiqet kërkesa për karantinë.