Dashi

Neptuni kërkon që të lini pas disa ideale

Do t’ju duhet të qëndroni pragmatistë dhe ndonjëherë pak ‘të kufizuar’ në aspiratat tuaja. 2022-shi është një vit transformimi, ndryshimi dhe metamorfoze. Pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, të gjithë kemi gjëra që na pengojnë, na rrëzojnë dhe s`na lejojnë të arrijmë ëndrrat tona. Është koha që të merrni kontrollin e jetës dhe t’i jepni lamtumirën marrëdhënieve toksike, miqve të këqij dhe çdo gjëje që nuk ju bën të ndiheni mirë me veten.

Demi

Çdo gjë që ju lë prapa

Edhe nëse është e ndërlikuar, Urani dhe Saturni kërkojnë që të hiqni dorë nga zakonet e vjetra ose njerëzit që ju pengojnë të ecni përpara në projektet tuaja, qofshin ato personale apo profesionale. Ndonjëherë ju duhet të ndryshoni mënyrën e jetesës për të ecur përpara!

Binjakët

Pas të vjetrën, fokus tek e reja

Ndoshta do t’ju duhet të lini mënjanë një investim financiar, ndoshta të shisni një pronë që të mund të blini një të re dhe të ecni përpara. Nuk është gjithmonë e lehtë, por duhet të evoluoni në mënyrë që të lini vend për diçka të re. Kjo mund të bëhet në një shkallë më të vogël, si për shembull rishitja e veshjeve dhe mobiljeve tuaja.

Gaforrja

Lidhjet toksike

Mund të lini pas një miqësi, dikë me të cilin nuk ju pëlqen më atmosfera që krijohet. Nëse nuk po evoluoni në të njëjtën mënyrë ose nuk ndani më të njëjtat vlera, është koha për t`i thënë lamtumirë.

Luani

Ndryshoni jetën tuaj profesionale

Mund t’ju duhet të ndryshoni punën tuaj dhe të ktheni një faqe të re. Mund të jetë një përvojë tronditëse, por një horizont i ri premtues po hapet me perspektiva më të mira financiare.

Virgjëresha

Dilni nga zona juaj e rehatisë

Mund të jeni në gjendje të lini pas një hobi dhe të merrni pjesë në aktivitete të tjera për të ndryshuar zakonet, vendet ku shkoni dhe grupet ku merrni pjesë. Duhet të takoni njerëz të rinj në kohën tuaj të lirë!

Peshorja

Njerëzit negativë

Ju mund të ndryshoni edhe partnerin, në mënyrë që të ecni drejt një rruge më individualiste. Jeni lodhur duke u varur nga njerëz të caktuar.

Akrepi

Varësitë e pashëndetshme

Mund të lini pas të gjitha gjërat që shkaktojnë varësi si alkooli, duhani, videolojërat apo edhe ëmbëlsirat. Ju dëshironi të jetoni sa më të qetë dhe ky vit është padyshim koha.

Shigjetari

Rutinën tuaj të mërzitshme

Mund të zhvendoseni në qytetin tuaj të lindjes, ose në një vend tjetër dhe të adoptoni një mënyrë tjetër jetese. Duhet të largoheni nga të gjitha, të jetoni një aventurë të re dhe të merrni një ndryshim peizazhi nëse është e mundur!

Bricjapi

Veten tënde të vjetër

Ju mund të lini pas një imazh të caktuar për të ndryshuar pamjen tuaj, për t`u metamorfozuar fizikisht sepse po ndryshoni brenda dhe dëshironi që pjesa e jashtme të duket më shumë si ‘vetja’ juaj e re.

Ujori

Idetë joreale

Do t’ju duhet të lini pas një projekt që ishte shumë utopik, por që, le ta pranojmë, nuk ka kuptim në këtë moment. Mund të jetë gjithashtu një blerje që keni dashur ta bëni gjithmonë, por që rezulton të jetë e paarsyeshme.

Peshqit

Pritshmëritë e mëdha

Me siguri do të lini pas disa trashëgimi ose modele të vjetra të pavetëdijshme për t’u çliruar prej tyre dhe për të ecur përpara me më shumë qetësi. Ulni pritshmëritë.