Fronk Kesi njësoj si Xhanluixhi Donaruma dhe Hakan Çalhanollu. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në skadencë kontrate qershorin e ardhshëm dhe akordi për rinovimin e kontratës së tij nuk ka avancuar me Milanin që i ofron 6 milionë euro në sezon, por ky i fundit kërkon 8 milionë, që përkthehet se kuqezinjtë nuk mund që t’i plotësojnë dëshirën liderit të mesfushës.

Duke përfituar nga kjo situatë janë Barcelona, PSG dhe Liverpuli ku janë hedhur në sulm për shërbimet e Kesisë. Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por nëse Kesisë i vjen një ofertë e parezistueshme atëherë largimi nga Milani do të ishte i menjëhershëm.