Tea Chelsea nuk ka qetësi. Dy sulmuesit kryesorë Romelu Lukaku dhe Timo Werner u detyruan të largohen nga loja në pjesën e parë në fitoren 2-0 të Chelsean të mërkurën mbrëma në Champions League.
“Kemi një lëndim në kyçin e këmbës për Lukakun, dhe një zgjatje e lëndim të muskulit për Timo Werner, kështu që disa ditë nuk do të jenë pjesë e skuadrës”, tha Tuchel për “BT Sport”.
“Normalisht jemi në një gjendje të mirë pa lëndime të tjera, ku vetëm Christian Pulisic mungon, por na mungojnë të gjithë. Ne kemi edhe shumë ndeshje, ndeshje të shumta në të gjitha garat, kështu që tani do të na duhet që ta zgjidhim këtë problem dhe të gjejmë opsione të tjera, jo të ankohemi”, shtoi trajneri i Chelseat.
Ndërkohë, deshja e radhës për Chelsean do të jetë të shtunën kundër Norwich.