Aventura e Leonardo Bonuccit te Milani ishte një nga “hitet” më interesante dhe të bujshme të merkatos së 2017. Megjithatë, ishte një aventurë që zgjati vetëm një vit dhe Giorgio Chiellini e përjetoi kështu:
“Kur më tha se do të largohej nga Juve, mbeta shumë keq. Unë i kam shkruar shumë qartë në privat, sepse jam dikush që më pëlqen t’i mbaj private disa marrëdhënie. Ma tha lajmin një mëngjes me gojë dhe pastaj i shkrova një mesazh të gjatë në mbrëmje.
Zgjedhjet në jetë sigurisht që duhen pranuar, por nëse nuk do të kishte qenë vetëm me pushime, një muaj më parë, por do të kishim shkuar bashkë si vitet e tjera, nuk do të kishte shkuar te Milani, jam i bindur.
Do ta kisha bërë ta hapte pak më shumë pikëpamjen e tij, do ta kisha bërë të kuptonte se po bënte një gabim, se Milani, me gjithë respektin për të, nuk ishte Real Madridi, por as Milani sot. Atje do të përkeqësohej, pastaj e kuptoi gabimin shumë shpejt. Sigurisht, nëse nuk ndikoja aq te Leo, nuk vendos për asgjë as në shtëpinë time…”