Pas 37 ndeshjeve pa humbje, Italia ra në “San Siro” kundër Spanjës. Me 10 lojtarë kundër 11 doli me kokën lart, me një super Chiesa të pa zbutur kurrë. Anësori i Juves rihapi ndeshjen me një gol të tij, plot zhurmë dhe talent, por nuk mund ta pranonte vendimin e gjyqtarit për të kuqen e Bonucci:
“Në rezultatin 0-1, me dhjetë lojtarë ishte e vështirë, Spanja po luante mirë. E kuqja ishte një goditje, turp për episodet dhe golin në fund të pjesës së parë. Për mua, e kuqja si kjo ishte shumë e rëndë. Në ndeshje ndërkombëtare nuk e kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk kishte nevojë të jepte as të verdhën e parë. Kapiteni mund të protestojë, është hera e parë që më ndodh të shoh dy të verdha si këto në arenën ndërkombëtare.
Ne humbëm pas kaq shumë ndeshjeve, bëmë një rekord botëror. Do të vinte edhe disfata, qëlloi sonte. Ne mund të kishim qenë më cinikë, por spanjollët e merituan. Gjithmonë vrapojmë dhe japim gjithçka për tifozët dhe për Mancinin. Kjo humbje nuk na ndalon, po mendojmë për ndeshjet e radhës. Kjo kombëtare do të fitojë trofe të tjerë”.