Çmimi i gazit në Evropë gjatë tregtimit në bursën londineze ICE sot sërish u rrit në mbi 1 200 dollarë për 1 000 metra kub, më saktësisht 1 230 dollarë.

Çmimet e kontratave për fuçi për nëntorin në Holandë u rritën në 1 229 dollarë për 1 000 metra kub apo 102,5 euro për megavat-orë.

Pas rritjes fillestare sot në mëngjes, çmimi i gazit deri diku u ngadalësua dhe është në nivelin prej 1 208 dollarësh për 1 000 metra kub.

Rritja e përgjithshme e çmimit prej fillimit të ditës është rreth 7,6 për qind.

I ashtuquajturi indeksi i gazit TTF vendosi rekord më 6 tetor, kur çmimi i gazit tejkaloi 1 900 dollarë për 1 000 metra kub, por më pas shënoi rënie.

Destabiliteti i lartë i çmimeve në tregun evropian të gazit është i lidhur, mes tjerash, edhe me përmbushjen e ulët të kapaciteteve përpara dimrit.