Blerja e Newcastle nga ana e fondit saudit ka tronditur ambientin e futbollit. Tani, bardhezinjtë janë gati të bëjnë një fushatë blerjesh marramendëse dhe revolucioni mund të fillojë nga stoli.
Klubi anglez është në kërkim të një zëvendësuesi të Steve Bruce dhe emri në krye të listës, sipas Mirror, është ai i Antonio Conte-s. Megjithatë, ish-trajneri i Inter-it duket se nuk është i interesuar të kthehet në stol në mes të sezonit dhe mbetet në pritje të një ekipi më prestigjioz.