Shtetet e Bashkuara janë tashmë në procesin e administrimit të dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.

E teksa vijon procesi për dozën e tretë, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka vendosur në “tavolinë” propozimin dhe për dozën e katërt.

Në një deklaratë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se disa njerëz të moshës mbi 18 vjeç, mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19.

“Qoftë Pfizer ose Moderna, do duhet të jenë në gjendje të bëjnë një dozë të katërt”, thuhet të njoftim.

Doza e katërt duhet të jepet të paktën gjashtë muaj pas dozës së tretë përforcuese të vaksinave Pfizer ose Moderna, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).