Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.

Janë 7,561 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:, dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qyetetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (29 Tetor 2021) Raste të reja ditore 467 Të shëruar në 24 orë 427 Të shtruar në spitale 159 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 3,973 Testime totale 1,301,207 Raste pozitive 184,340 Raste të shëruara 173,870 Raste Aktive 7,561 Humbje jete 2,909 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3,871 Fier 892 Durrës 664 Shkodër 489 Elbasan 320 Vlorë 300 Gjirokastër 246 Lezhë 200 Berat 192 Korçë 176 Kukës 134 Dibër 77