Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 547 raste të reja dhe 7 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Janë 7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.