Rusia shënoi këtë të Dielë një tjetër rekord të er rët vik timash nga Covid-19. Këtë 24-orësh, 890 të infektuar ndërruan jetë në spitale, duke shënuar shifrën më të lartë në mbi 1 vit e gjysmë pandemi, e pesta ditë radhazi e thyerjes së rekordeve.

Rusia është i vetmi vend që po përjeton që prej mesit të Qershorit, vetëm rritje të numrit të të vde kurve nga Covid-19. Agjencia e lajmeve ‘’Asosiejtid Press’’ shkruan se një ndër shkaktarët e kësaj situate janë ritmet e ulëta të vaksinimit dhe skepticizmi i qytetarëve të Rusisë ndaj masave anti-covid.

Fjala më e përdorur këto ditë në Rusi janë anti-trupat. Rusët kanë më tepër besim tek imuniteti natyral sesa ai i vaksinave, ndaj dhe infektimet janë jashtë kontrollit e rrjedhimisht, dyndja në spitale e papërballueshme, është një ndër faktorët kryesorë të vdekshmërisë së lartë. Këtë argument ia parashtroi edhe vetë Putin, homologut turk Erdogan gjatë takimit në Soçi, ku i tha se edhe pse shumë vartës të tij rezultuan pozitivë, ai nuk kishte pasur simptoma.

Ekspertët megjithatë thonë se niveli i lartë i anti-trupave, nuk tregon gjithmonë imunitet ndaj Covid-19, pasi anti-trupat rriten për të luf tuar çdo lloj infeksioni.