Dashi
Tetori do të ndezë tek ju shpirtin e bashkëpunimit, si nga ana e jetës personale ashtu dhe në atë profesionalen. Nëse jeni të martuar apo të lidhur, me shumë gjasa do të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen me partnerin tuaj në jetë, apo biznes. 15 tetori është ditë me fat për ju, kështu që rrethojeni në kalendar, çdo gjë mund të ndodhë atë ditë.
Në punë, ndjesia e grupit do të jetë e fortë. Edhe pse si Dash që jeni nuk ju pëlqejnë shumë partneritetet pasi preferoni ta bëni ju drejtimin, këtë muaj do merrni më shtruar. Kushtojini vëmendje detajeve, pasi Mërkuri në prapavijë sapo ka nisur dhe përfundon në 18 tetor. Kjo do të thotë që persona të rëndësishëm janë akoma aty pas kuintave, ndonëse ju mendoni se janë zhdukur. Vendimet e tyre kanë ndikim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, por bëhuni të duruar. Përgjigjet apo konfirmimet e tyre mund të vonojnë, por këto vonesa janë bonuse për ju. Gjatë prapavijës së Mërkurit, të gjithë kemi tendencën të shpërqëndrohemi dhe ca detaje mund të mos i shohim gjatë rrugës, por janë pikërisht ato që na krijojnë probleme tek një projekt i caktuar. Gjithsesi, duhet të dini se Mërkuri në prapavijë nuk do të dëmtojë progresin tuaj. Një tjetër moment i veçantë gjatë tetorit është data 20 që do të sjellë kulmin e diçkaje shumë personale dhe të rëndësishme për ju. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë, do të jetë në pozicion perfekt, duke sjellë kështu bekime dhe lumturi në jetën tuaj.
Gjatë tetorit do të bëni shumë qejf, romancë dhe miqësi të reja. Mund të udhëtoni në një vend larg qytetit tuaj ku keni qenë edhe më parë, por riktheheni me qejf. Kënaqësia do të jetë dyfish nëse shkoni me partnerin tuaj. Përsa i përket jetës romantike, shënoni datën 18. Do ta ndjeni energjinë emocionuese gjatë fundjavës 16-17 dhe më tej. Keni punuar fort, prandaj meritoni shpërblim. Me këmbënguljen që keni, askush s’mund t’ju ndalojë prandaj vazhdoni si e keni nisur. E ardhmja juaj është e shkëlqyer dhe më e mira s’ka ardhur ende!
Demi
Ndërsa filloni tetorin, do t’ju duhet të dilni në terren. Detyrat e reja që do vërshojnë mbi tavolinë, do t’ju bëjnë të përvishni mëngët dhe t’i futeni punës. Çuditërisht, Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të kthehet në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve, dhe arritjeve (pas një daljeje të shkurtër nga 13 maj deri më 28 korrik) dhe do të dërgojë rreze vezulluese në shtëpinë tuaj të gjashtë të projekteve të punës, ku Dielli dhe Hëna e re do të shfaqen më 6 tetor. Jupiteri ka qenë në prapavijë prej muajsh, kështu që ju mund të keni qenë të frustruar me mungesën e rritjes në karrierë, pavarësisht se punoni shumë dhe me zgjuarsi. Kjo situatë u soll nga një Jupiter i dobësuar që filloi më 20 qershor. Për fat të mirë, Jupiteri do të kthehet drejtpërdrejt këtë muaj më 17 tetor. Ky është një lajm i mirë, sepse do të filloni të shihni përparim profesional pasi ky planet të fillojë të ecë përpara.
Ajo Hënë e re në peshore më 6 tetor do t’ju ofrojë mundësi të reja pune pothuajse menjëherë. Mërkuri dhe vëllai i tij i madh Marsi (energjia) gjithashtu do të orbitojnë pranë Diellit dhe Hënës së re. Këta trupa qiellorë do t’ju tërheqin vëmendjen në “listën” e gjërave që keni për të bërë. Do të jetë argëtuese të punoni në diçka të re dhe ndryshe. Nëse i kushtoni gjithë energjinë dhe vëmendjen tuaj këtyre projekteve në tetor, do të jeni në gjendje të ngrini reputacionin dhe statusin e karrierës. Shprehini idetë që keni, pa hezitim. Mërkuri do të jetë në prapavijë në sektorin e punës, gjatë një pjese të madhe të tetorit, një prirje që filloi më 26 shtator dhe do të përfundojë më 18 tetor. Kjo mund të nënkuptojë se një projekt të cilin e keni dashur prej kohësh, do të keni mundësi ta sillni këtë muaj në jetë. Gjatë kësaj kohe, mos u nxitoni dhe përpiquni të mos hutoheni nga shpërqendrimet.
Të gjithë këta trupa qiellorë – Hëna e re, Dielli, Marsi dhe Mërkuri – do të jenë në peshore, shenja e partneritetit, kështu që mund t’ju duhet të bashkëpunoni ngushtë me një person tjetër për të përfunduar projektet tuaja. Dukeni shumë të lumtur ta bëni këtë, sepse ndërveprimi me këtë person ka të ngjarë të jetë i qetë dhe i këndshëm. Ju mund të vini re presion nga Saturni, mësuesi i ashpër, sepse Saturni do të pozicionohet mirë në grupin e trupave qiellorë të peshores në sektorin tuaj të punës. Këtë muaj, Saturni do t’ju motivojë që të bëni vazhdimisht më mirë. Ju mund t’i lini përshtypje të mira klientëve ose të sillni ide të reja biznesi. Fitnesi dhe shëndeti do të jenë pjesë e mesazhit të Hënës së re (6 tetor dhe më gjerë). Ju mund të ndiheni të inkurajuar të përsosni dietën dhe të shtoni butësisht pak më shumë stërvitje, të tilla si shëtitje, ngasje me biçikletë, ngritje peshash apo stërvitje me një mik. (Pyesni mjekun tuaj para se të filloni një regjim fitnesi për t’u siguruar që nuk e teproni.) Ndërsa jeni të vendosur për të përmirësuar shëndetin, kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të bërë kontrolle mjekësore, check-up etj.
Me siguri keni patur një muaj aktiv, kështu që deri në Hënën e plotë, 20 tetor, do të dëshironi të ngadalësoni ritmin dhe t’i kushtoni vetes kohë. Ndoshta do vendosni të flini deri vonë ose të mos dilni nga shtëpia. Nëse keni fëmijë të vegjël, kjo mund të mos jetë e lehtë për tu bërë, prandaj mendoni si opsion punësimin e një dadoje për pak orë. Kjo Hënë e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të sekreteve, kështu që ju mund të dëgjoni për një sekret që dikush nuk e ka ndarë me ju ose mund të ketë shpresuar se nuk do ta kishit zbuluar kurrë. Ose, anasjelltas, ju mund të keni një sekret që doni ta mbani të fshehur. Nëse është ky rasti, bëni kujdes! Shtëpia e dymbëdhjetë gjithashtu sundon ndërgjegjen dhe vetëdijen, kështu që nëse keni shkuar te një terapist profesionist, tani mund të keni një përparim dhe ta shihni një dilemë aktuale me një perspektivë më optimiste. Ky moment mund t’ju ndihmojë të gjeni një ndjenjë paqeje dhe qetësie. Nëse keni luftuar me një varësi nga një substancë, Hëna e plotë mund të jetë momenti kur kërkoni ndihmë. Mbi të gjitha, në këtë pikë të muajit, jini të mirë me veten.
Ekziston një mënyrë tjetër që kjo Hënë e plotë e dobishme mund të sjellë lajme. Mund t’ju kërkohet të punoni në një strategji për një produkt ose shërbim të ri që do të dalë së shpejti. Tani për tani, ju do të hartoni plane, do të bëni vlerësime, e kështu me radhë. Kini parasysh se do t’ju duhet ta mbani atë që po bëni larg syve të konkurrentëve. Duket se do të jeni gati t’i tregoni botës këtë artikull ose shërbim të ri shumë shpejt, ndoshta deri në muajin tjetër. Kur është fjala për dashurinë, Demët të cilët janë të lidhur do të kenë përparësinë, sepse Afërdita do të vizitojë shtëpinë tuaj të shtatë diellore të marrëdhënieve të angazhuara deri më 7 tetor. Nëse jeni të lidhur, shfrytëzojeni këtë kohë për ta pasur vëmendjen tek partneri juaj. Deri më 7 tetor, Afërdita do të kalojë nëpër shenjën tuaj të kundërt të Akrepit, duke e bërë ndërveprimin me partnerin, të qetë.
Të shtunën, 2 tetor, Afërdita dhe Plutoni do të punojnë së bashku për të krijuar pasion emocionues. Shihni nëse mund të bëni një udhëtim në vend së bashku dhe nëse keni fëmijë, kërkojini prindërve të kujdesen për ta. Sundimtari juaj planetar është Afërdita, prandaj ky aspekt do t’ju sjellë romancë të jashtëzakonshme. Dy ditë të tjera magjike do të ndodhin afër fundit të muajit, 28 tetor dhe 31 tetor. Të dyja duhet të rrisin reputacionin tuaj.
Binjaket
Me shumë gjasa gjatë gjithë korrik- gushtit keni qenë të ulur në karrigen e zyrës dhe gjatë shtatorit keni pyetur veten se kur do të jetë koha më e mirë për të marrë një pushim të gjatë. Përgjigja është: tetori! Keni patur shumë punë për të bërë gjatë muajve të fundit dhe ishit të vetëdijshëm që nëse shkëputeshit vetëm sa do të akumulonit punët e mbetura pezull. Për shumë njerëz të shenjës së Binjakëve, puna është e lidhur shumë me pushimet, pradaj ditët e tyre të lira mund të mos jenë fiks pushime. Lajmi i mirë është se i gjithë tetori është për kujdes ndaj vetes dhe shumë qejf. Datën 6 tetor rrethojeni në kalendar sepse do të jetë e veçantë përsa i përket jetës personale. Hëna e Re do të jetë veçanërisht një lajm i mirë për ju sepse do t’ju sjellë qëndrueshmëri dhe rehati. Nëse jeni single mund të takoni dikë dhe çfarë ju sugjerohet përgjatë gjithë tetorit është të dilni sa më shumë. Aktivitetet jashtë shtëpisë janë në avantazhin tuaj.
Nëse jeni të lidhur/martuar mund të zbuloni se jeni shtatzënë. Kjo është koha e duhur për një bebush ose për të adoptuar një vogëlush që e keni dashur gjithmonë. Hëna e Re do të ndikojë edhe në krijmtarinë tuaj. Nëse punoni në një vend ku paguheni për idetë tuaja, kontribuoni me imagjinatën tuaj që të shpërbleheni siç e meritoni. Projektet këtë muaj do të shkëlqejnë. Përsa i përket romancës, nëse po dilni me dikë dhe e keni seriozisht, koha që kaloni bashkë do të jetë e gëzueshme dhe komunikimi shumë herë më i mirë. Për Binjakët e martuar, tetori do të jetë perfekt, prandaj bëni plane për eksperienca të reja bashkë. Mërkuri, planeti juaj udhëheqës është në prapavijë dhe do të jetë për një pjesë të mirë të muajit, prandaj shmangini dokumentat dhe firmat. Jupiteri është në kënd perfekt me Diellin në 15 tetor, një ditë plot shkëlqim për ju. Skeduloni diçka të rëndësishme për ta bërë atë ditë- është data më e veçantë e muajit për ju.
Hëna e Plotë e 20 tetorit (+/- 5 ditë) mund të sjellë evente interesante në axhendën tuaj si dhe do të ndiheni më energjikë përsa i përket jetës sociale. Do të dilni me miq pas një periudhe të gjatë izolimi dhe do të shijoni drekat/darkat që ju kishin munguar aq shumë. Dikush mund t’ju ftojë në një dasmë mes datave 21-25 dhe ndoshta do t’ju duhet të udhëtoni për të shkuar atje, kështu që shijojeni. Mos harroni maskën dhe vaksinohuni për të qenë më të qetë. Shëndeti është kryefjala juaj në nëntor, prandaj duhet të kujdeseni për të në të gjitha mënyrat e mundshme. Pas prapavijës, dy janë datat që duhet të mbani mend: 28 dhe 31 tetori. Në 28 tetor Afërdita dhe Jupiteri do t’ju mundësojnë shumë kohë romantike dhe me shumë gjasa një udhëtim. Kurse me 31, Halloëeen-i s’do të jetë dhe aq i veçantë, por punët brenda biznesit po. Eshtë koha perfekte për të firmosur një kontratë apo për të blerë një pajisje elektronike. Bëni pazare!
Gaforrja
Shtëpia është aty ku fle zemra jotë, e aq më tepër këtë tetor. Keni 4 trupa qiellorë në shtëpinë tuaj të katërt, atë të shtëpisë, kështu që nëse ju duhet të lëvizni duhet të jeni të aftë për të gjetur një hapësirë që t’ju emocionojë dhe të flisni me pasion për të. Filloni kërkoni për një vend të ri pas 6 tetorit. Periudha juaj më e fuqishme do të jetë fiks pas Hënës së Plotë, ndonëse mund të keni shumë kohë që kërkoni për “kështjellën” tuaj.
Shihni me kujdes dhe me një qëllim të caktuar në mendje, pastaj firmosni pas 18 tetorit, kur Mërkuri të ketë dalë nga prapavija. Nëse e gjetët vendin që kërkonit, filloni bisedimet me bankat për një kredi të mundshme që do t’ju aprovohet shpejt. Familja është mbështetja juaj më e madhe, prandaj para cash vijnë si dhuratë ose borxh që t’ja dilni më lehtë këtë periudhë. Duhet të merreni me rregullimin e çdo pjese të shtëpisë dhe koha më e mirë për ta bërë është tetori. Nëse duhet të ndihmoni një person nga familja juaj, duhet ta bëni këtë muaj. Konsiderojeni veten me fat dhe kontribuoni tek ata rreth jush që kanë nevojë. Ky muaj s’do të jetë i shkëlqyeshëm për jetën sociale apo romancën, por kjo s’do të thotë që dashuria mungon. S’ka rëndësi nëse jeni martuar me dashurinë e jetës suaj apo po kërkoni akoma, periudha më e mirë e tetorit është 1 deri në 7. Nga gjithë këto ditë, bëni mirë të organizoni një fundjavë romantike në 2-3 tetor. Me Mërkurin në prapavijë, një ish-dashuri e vjetër mund të kthehet duke ju ftuar për darkë apo një takim të shkurtër. Përgjigja duhet të jetë “JO”, por nëse jeni kureshtarë, vazhdoni. Kujtoni se kishte një arsye që u ndatë dhe arsyeja ekziston ende. Gjithsesi, shihni sesi do të ndiheni, por mos merrni vendime radikale deri në fund të tetori. Karriera juaj pritet të shkëlqejë në mënyrë brilante pas 20 tetorit, ku do të shihni përballë gjithë arritjet dhe shpërblimet tuaja. Mund të keni një rritje rroge, një ofertë pune, apo një promovim. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të arrini një marrëveshje me një klient të rëndësishëm.
Luani
Eshtë tetor, gjethet kanë marrë ngjyrë të artë dhe ju duhet të se s’bën të bëni një xhiro të gjatë për të shijuar pamjet piktoreske të natyrës. Merrni disa ditë pushim dhe zgjidhni një vend për një fundjavë të gjatë, universi është në anën tuaj. Fundjavat më të mira do të jenë ato të 2-3, 9-10, dhe 16-17 tetorit. Nëse doni një sugjerim, zgjidhni 9-10 tetorin për t’u arratisur nga rutina. Hëna e Re ju ka gjetur duke shkruar, apo duke punuar për një projekt të ri: mund të jeni duke lançuar një aplikacion, podcast, duke përfunduar një libër, etj. Nëse i përkisni kësaj fushe bëjeni tani. Mund t’ju kenë kërkuar të firmosni një kontratë, për një shtëpi të re, etj, por mos e bëni tani. Prisni derisa Mërkuri të dalë nga prapavija pas datës 18 tetor. Dita perfekte për përfundim marrëveshjesh dhe fimosje do të jetë 31 tetori. Udhëtimet janë sërish në axhendën tuaj rreth datës 20 dhe kësaj here po konsideroni një distancë edhe më të largët. Nëse jeni të lidhur, partneri/ja do të ishte gati t’ju bashkohej dhe t’ju mbështeste në çdo ide.
Përsa i përket punës, bashkëpunimet do të shkojnë shumë mirë. Ti dhe një nga kolegët e tu jeni në të njëjtën linjë dhe do të keni çdo shans për të krijuar dhe përfunduar projektet siç i mendoni ju. Thjesht fokusohuni dhe prisni shpërblimin. Një nga ditët më të lumtura të këtij muaji do të jetë e premtja e 15 tetorit. Mund ta shpenzoni në një restorant elegant, në një vend të veçantë apo duke bërë shopping. Më në fund, ditë me katër yje për romancën do të jetë 28 tetori, kur Afërdita dhe Shigjetari do të jenë në shenjën e Ujorit. Thuajse çdo gjë do të çelë vetë dhe krejt papritur, që nga një lidhje e bukur deri tek lançimi i një projekti të ri. Në 30 tetor, do ta gjeni veten të zënë me punë. Fundi i tetorit romantik dhe dhe aventurier do t’ju përgatisë për nëntorin e orientuar 100% drejt karrierës. Bëhuni gati!
Virgjëresha
Me siguri keni vendosur që në tetor të bëni para. Në fakt, gjithë veprimet tuaja këtë muaj do të përkthehen në gjenerim të ardhurash duke ndikuar pozitivisht financat tuaja. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të jeni duke kërkuar një biznes të ri, e ndërsa nëse punoni për dikë, do të gjeni guximin të kërkoni rritje rroge. Bëjeni menjëherë pas Hënës së Re të 6 tetorit, pasi është kohë ideale për të kërkuar një rritje page dhe për të marrë përgjigje pozitive. Nuk keni shpirt materialisti, por tetori juaj lidhet shumë me paratë. Do të doni të llogarisni shpenzimet, të kurseni, fitoni dhe investoni. Me Marsin në shtëpinë tuaj të dytë, (të të ardhurave dhe zotërimeve) keni harxhuar më shumë para se zakonisht, por kjo për shkak të shtrenjtësisë së gjërave. Faturat më të larta se zakonisht e justifikojnë dëshirën dhe vendosmërinë për të punuar më fort. Në 17-18 tetor, veprimet tuaja do të shpërblehen falë edhe pozicionit ndihmues së Marsit. Do të jeni të zënë me punë dhe projekte të cilat do të shtohen ditët në vijim. Mesazhi është i qartë: Nëse doni të shtoni zerot në bankë, puna është aty dhe shpërblimet janë bujare. Mjafton të fokusoheni.
Më shumë para do të vijnë me Hënën e Plotë të 20 tetorit. Do të doni të merrni një kredi për një shtëpi, të investoni më shumë në biznesin tuaj, apo investime të tjera që i mendoni prej kohësh. Udhëheqësi juaj, Mërkuri është në prapavijë dhe gjatë kësaj kohe siç e dini s’është mirë të merrni vendime dhe as të nisni iniciativa të reja. Mos firmosni kontrata dhe mos pranoni asnjë marrëveshje pa këshillën e avokatit. Edhe për të investuar në portofolin tuaj, duhet të prisni deri pas datës 18. Një nga ditët më të mira është 31 tetori dhe mund ta shfrytëzoni si të doni magjinë e saj. Mund të mbyllni një marrëveshje, mund të blini një makinë të re, lap top, apo të udhëtoni. Gjithçka do të shkojë sipas mënyrës suaj. A është fokusi i këtij muaji vetëm tek paratë? Po! Shanset e mëdha për dashurinë i keni në 2022-in, por tani për tani merruni me portofolin. Financat e mira ju japin gjithnjë mundësi të reja dhe kjo që sapo thamë është muzikë për veshët e një Virgjëreshe!