Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate të forta.

Gjatë fjalës së tij zv.ministri i Energjise, Ilir Betja është përplasur me deputetin Gazment Bardhi pas akuzave të këtij të fundit.

Ai i është drejtuar se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.

Gjendja ka agravuar dhe Bardhi ka kërkuar që Bejtja të dalë jashtë mbledhjes.

Bejtja: U tha këtu një konstatim koment, 38 mijë qytetarë në burg, kjo vlen vetëm për Kinën. Gjithsej ne kemi kallëzuar penalisht 2100 veta midis tyre 700 punonjës tonë. Burg 48 orë mund të kenë bërë 10 veta. Këto kanë qenë vjedhës dhe ndërhyrës në linjat e energjisë elektrike.

Bardhi: Kjo është e pavërtetë!

Bejtja: Ju keni qenë Ministër Drejtësie dhe mund të nxirrni të dhënat e periudhës tuaj, këto janë të dhënat zyrtare sot.

Një djalë është vetëvrarë…

Bejtja: Ka pasur depression, ai ka pasur debit 35 mijë lekë të vjetra. Ja solli mendja e vetë se për 35 mijë lekë të vjetra nuk varet njeri. Dashi është dhe jurist, ke qenë dhe prokuror dhe nëse mbani mend nëse ka vrarë njeri veten për 35 mijë lekë të vjetra. Unë të them të vërtetën. Nuk tërheq asgjë unë.

Bardhi: Sapo fyet një të vdekur.

Bejtja: Kam qenë politikanë dhe di si i përdor fjalët. 35 mijë lekë të vjetra. Nuk ka vajtur për atë në burg.

Bardhi: Nxirreni përjashta… Të kërkojë falje njëherë pastaj të vazhdojë

Bushka: Zoti Bejtja mbylleni mikrofonin mos replikoni.

Bardhi: Tërhiqini vëmendjen këtij njëherë…

Bejtja-Bardhit: Po ti ke vrarë një njeri në Elbasan mo

Bardhi: Kujt i tregon vrasjet ti o hajdut. Ik mor hajdut.

Bejtja: Ti je hajdut…

Bardhi: Hajdut je ti..

Bushka: 5 minuta pushim.