Shqipëria është një ndër vendet e pakta në botë që ka përfshirë në ligjin organik të buxhetit edhe buxhetimin gjinor. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit u shpreh se “jemi krenarë që Shqipëria është një ndër vendet e pakta në botë që ka përfshirë buxhetimin gjinor në Ligjin Organik të Buxhetit, ku një nga indikatorët e rëndësishëm është mbështetja financiare ndaj depistimit të kancerit të gjirit”. “Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë”, tha Ibrahimaj.
Përmes politikave të saj, qeveria synon të sigurojë për gratë dhe vajzat mbështetje të vazhdueshme financiare. Sot 9 % e shpenzimeve buxhetore, deri në vitin 2023 parashikohet të dedikohen për adresimin e objektivave gjinorë.