Katër zëvendësime vendimtare nga ana e Simone Inzaghi-t kanë ndihmuar Inter-in të përmbysë disavantazhin 1-0 kundër Sassuolo-s dhe të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë. Vendimtar Dzeko, padyshim, por edhe Federico Dimarco ka patur një ndikim pozitiv. Sekretin e mbrojtësit zikaltër e ka zbuluar ish-ylli i Milan-it, Alessandro Costacurta, në studiot e Sky Sport.
“Një mbrëmje kemi qenë në një restorant bashkë: kam parë si hante me kujdes dhe gjëra të shëndetshme. Aty e kam kuptuar se çfarë profesionisti është”, ka thënë ish-mbrojtësi i Milan-it. Lojtari i rritur në ekipet e moshave të zikaltërve po bëhet gjithmonë dhe më i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi dhe sekreti i tij është edhe dieta e ashpër dhe e shëndetshme.