Kryeministrin Edi Rama gjatë takimin që mbajti këtë të premte me kryebashkiakët foli rreth analizës së përformancës së sektorit ujësjellës-kanalizimeve.
Rama tha se numri i punonjësve në institucionin e ujësjellësit është sa një armatë e ndonjë shteti 10 herë më të madh se Shqipëria, ndërkohë që shtoi se ka punonjës që nuk kanë lidhje me profilin e madje marrin rrogën e tyre pa qenë prezentë në vend! Për këtë arsye, tashmë do të monitorohet edhe rekrutimi i punonjësve që do të punojnë në këtë institucion.
Kreu i qeverisë tha se nga java e ardhshme do të zhvillohen takime me ministren dhe kryetarët e bashkive të çdo qarku për ‘të vënë në jetë’ planin e ri të ndryshimit!
Rama: Javën e ardhshme ministrja do të jetë qark për qark me të gjithë kryetarët dhe do vejë përpara planin si do ndryshojmë. Një pjesë do të jenë sinergjitë e reja. Nuk mundemi të vazhdojmë kshu. Një pikë tjetër do të jetë nxjerrja komplet nga duart e politikës e punësimeve në ujësjellës, për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë minotor të rekrutimit të burimeve njerëzore, sepse kanë investuar dhe investojnë energji, kohë dhe para. Ato para i paguajmë ne, por janë kredi me interesa shumë të ulëta, e bëjnë që të kenë sukses bashkë me ne. Të treja palët duhet të jemi aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim. Dhe ndryshimi duhet të fillojë nga vetja juaj! Duhet të nisë një kapitull i ri!
Këto janë skandale dhe i gjithë publiku duhet të dëgjojë që ne jo vetëm jemi të vendosur për ta ndryshuar, por ne do të ndërhyjmë dhe ju lutem mos u bëni pengesë që sistemi të ndryshojë. Se përveç letrës që thotë se ju jeni autonom s’ka asnjë argument tjetër, asnjë përmirësim performance, asnjë llogaridhënie për punësimet, asnjë përgjegjësi për nivelin mizerabël për burimet njerëzore që punësohen, asnjë llogaridhënie që asnji qindarkë e kredive nuk paguhet nga ujësjellësit. Meçfarë argumenti duhet të vazhdojë kjo histori? Janë disa shembuj pozitivë dhe do ju drejtohemi për të treguar si do bëhet në gjithë Shqipërinë.