Sot është transmetuar takimi i Alvisës dhe Bashkimit në “Për’puthen”, të cilët prej kohësh kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Bashkimi nuk ka kursyer gjestet e bukura ndaj Alvisës në takim, si dhe nuk munguan komplimentet. Ai tha se pëlqimin më të madh e ka për të, duke bërë diferencën me vajzat e tjera. Ndërkohë, Alvisa tregoi se nga ai ka marrë sigurinë, që i ka munguar nga djemtë e tjerë që ka dalë në takime.
Gjatë bisedës, ata diskutuan edhe për të ardhmen e marrëdhënies, duke folur edhe për vendin ku do të jetonin, nëse do të dilnin çift. Bashkimi tha se për momentin do të qëndronte në Kosovë e Shqipëri, por e kishte të vështirë të linte Amerikën, ku ai ka ndërtuar jetën prej vitesh. Konkurrenti e pyeti Alvisën nëse do të shpërngulej me të në Amerikë, dhe ajo ishte e vendosur se nëse do të dashurohej, po. “Nëse do bija në dashuri do vija, edhe pse më duket shumë larg”, tha konkurrentja.
Ndaj në studio u komentua nga konkurrentët se ata duhet të deklaroheshin për njëri-tjetrin, pasi duken shumë si çift.