Mario Ademaj është doktori shqiptar që po bën namin në Tik Tok. Në një lidhje me Skype nga SHBA, ai tregoi historinë e jetës së tij, si ju fut rrugës së mjekësisë dhe kush e frymëzoi. Sakaq, Mario zbuloi edhe qëllimin pse bën video të shumta në Tik Tok, duke nxjerrë në pah të gjithë humorin që ka. “Kam gati 21 vite këtu, kam ardhur që 8 vjeç me familjen me llotarinë amerikane. Fillova mjekësinë në Cikago dhe kam arritur deri këtu ku jemi tani.

Disa video janë ide të mira dhe disa të këqija. Shyqyr që kam bashkëshorten humorist dhe më kupton. Ajo është me origjinë nga Lezha dhe Shkodra, prandaj i ngacmoj çik. Dy vitet e fundit kam punuar në qendrën e personave me Covid. Shyqyr zotit e kaluam këtë fazën dhe jemi shëndosh e mirë. Në fakt unë nuk isha nga ata fëmijë që desha të bëhesha doktor që në moshë të vogël. Por babai im pati një sëmundje, kancer në pankreas dhe kuptova qëllimin e mjekëve. Po, po, lufta e tij më çoi në këto rrugë. Fatkeqësisht, ai nuk jeton më. Por shërbimi i babit tim si njëri i zakonshëm bëri të vazhdoja mjekësinë.

Tik Tok, mediat sociale janë bërë si një kontribut që unë mund ti jap njerëzve, sidomos për mjekësinë. Normalisht kam edhe shumë humor dhe dua t’i jap të qeshura njerëzve sepse për mua është shumë e rëndësishme”, rrëfeu ai.