Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij të facebook mbi lajmin se Prokuroria Belge ka thërritur Lulzim Bashën të dëshmojë mbi çështjen ‘Toyota Yaris’.

Manjani thotë ndër të tjera me ironi ndaj liderit demokrat se neokomunistin Lulzim e thërrasin prokuroritë e huaja por ai nuk shkon sepse është kryetar partie.

Statusi i plotë: Edhe prokuroria Belge e paska thirrur për të dëshmuar?!
Ja dhe një rekord tjetër që vendos në politikë neokomunisti Lulzim . Thirret rregullisht në prokurori, jo vetëm vendase. Si ka mundësi që vetëm këtë thërrasin prokuroritë e huaja?! Por Ai nuk shkon se është kryetar partie.
E thotë pastaj se nuk e përdor partinë për interesat e veta…! Në Shqipëri rrena i ka këmbët e gjata. Si rrena e pushtetit ashtu edhe e opozitës…