Dashi-Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.
Demi-Me shume gjasa do iu realizohen dëshirat. Personi qe keni ëndërruar do shfaqet papritur para jush. Situata financiare do jete me e keqe sesa mendonit. Këshillohuni me specialistet.
Binjaket-Duhet te keni me tepër besim tek vetja dhe te tentoni me shume. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.
Gaforrja-Nëse ai qe do takoni iu pëlqen tej mase, mos ngurroni te shpreheni. Te ardhurat do përmirësohen paksa megjithatë nuk është dita për shpenzime te mëdha.
Luani-Duhet te tregoheni sa me te duruar nëse doni te takoni personin ideal. Ne planin financiar do jeni me dinamike dhe me te organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.
Virgjeresha
Duhet te tregoheni te matur me takimet qe do kryeni nëse nuk doni te vuani me pas. Ne planin financiar mund te përballeni me probleme. Nuk është koha e duhur për te blere atë qe kishit menduar.
Peshorja-Keni kohe qe mundoheni për te gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet tuaja do japin fryte. Ne planin financiar mos nënshkruani asnjë kontrate për investime.
Akrepi-Lidhja juaj do konsolidohet me tepër. Beqaret do kërkojnë shume, por as sot nuk do e gjejnë atë qe kërkojnë. Financat do kenë përmirësime fale një shume te madhe qe do marrin nga familjaret.
Shigjetari-Do mundoheni me çdo mënyrë ta bëni për vete personin qe pëlqeni prej kohesh. Me ndihmën e një mikeshe do e arrini qëllimin. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe me rigoroze.
Bricjapi-Miqtë do i bëjnë te ndiheni me se miri. Buxheti do jete delikat. Nëse vazhdoni te shpenzoni kuturu është e sigurte qe do ngeleni pa para. Tregoni kujdes.
Ujori-Gabimet qe keni bere ne te kaluarën me financat do i japin sot pasojat. Kujdes me shpenzimet sepse mund te ngeleni pa asnjë lek. Kurseni.