Edin Dzeko është lojtari i parë, në sezonin e debutimit me zikaltrit, që ka shënuar të paktën gjashtë gola në shtatë ndeshjet e para të sezonit të Inter-it në Serinë A pas Ronaldo-s në sezonin 1997/98.
Sulmuesi boshnjak ka qenë vendimtar në fitoren 2-1 me përmbysje të marrë nga milanezët në fushën e Sassuolo-s. Dzeko, i aktivizuar në pjesën e dytë, ka realizuar golin e barazimit dhe ka fituar penalltinë e transformuar nga Lautaro Martinez, që ka vendosur ndeshjen.
Kam shënuar shumë gola, por nuk mbaj mend që të kem shënuar ndonjëherë në topin e parë të prekur. Megjithatë, ka një herë të parë për gjithçka, ka thënë sulmuesi për DAZN.
Unë e di se çfarë mund të jap akoma, Inter e di dhe ka vendosur të më marrë pikërisht për të shënuar. Lukaku? Nuk mendoj për të kaluarën, duhet shikuar gjithmonë përpara. Kampionati është i gjatë dhe duhet të vazhdojmë kështu.