Shqiptarët punojnë shumë, paguhen pak dhe kanë rendiment të ulët. Të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, tregojnë se 9% e të punësuarve në Shqipëri punojnë në të 7 ditët e javës, por paguhen më pak dhe kanë rendimet më të ulët se qytetarët në Rajon apo Europë.
Artan Dragani, 57 vjeç nga Pogradeci, është një prej atyre për të cilin 7 ditët kalendarike të javës janë të mbushura me punë. “Unë punoj të gjithë javën, pasi punën nuk e kam të garantuar”, shprehet ai.
Bukurie Nuzi e ka nisur ditën që në orën 6 të mëngjesit. Detyra e saj është të pastrojë qytetin.
Hera e fundit që Teuta ka bërë një ditë pushim ka qenë para te javëve. Shumë punë e pak të ardhura thotë ato teksa pyetet nëse mundi shpërblehet me të ardhura më të mira.
Mungesa e aftësive dhe hendeku teknologjik po mbajnë në presion të ardhurat nga puna në vendin tonë, teksa bota është përfshirë në eksperimente që tregojnë se shkurtimi i orareve të punës ndikon në rritjen e fitimeve.