Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Teksa ka publikuar disa foto nga kjo mbrëmje, ambasadorja amerikane e ka cilësuar si të mrekullueshëm koncertin në të cilën kanë interpretuar Bujar Qamili dhe Valbona Mema.
“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!” ka shkruar ambasadorja.