Pavarësisht protestës së ditës së sotme para Kryeministrisë që ishte organizuar si jopartiakike ,duket se ka ndodhur e kundërta. Një nga pjesmarrëset e protesës ishte edhe bashkëshortja e Gerd Bogdanit, eksponent i lartë i Partisë Demokratike dhe gjithashtu ish-deputet, Edlira Çepani.

Çepani ka postuar edhe një foto nga protesta në facebook, nga ana tjetër në protestën e javës së shkuar siç u transmetua edhe në media e pranishme ishte dhe deputetja e PD-së Grida Duma. Mesa duket, PD ka zgjedhur që të jetë pjesë e tubimeve të cilat shiten si jopartiake por në brendësi të saj nuk mungojnë eksponentët demokratë.

‘Kur do ngopeni duke e kafshuar nga të gjitha anët këtë vend dhe këtë popull? ‘ shkruan Çepani në facebook.