Rozeta Feri bëri shfaqjen e parë në publik pas largimit nga jeta të bashkëshortit të saj, aktorit të jashtëzakonshëm Xhevdet Feri.

Në premierën e filmit të restauruar “Vitet e pritjes”, ajo kujtoi vështirësitë e ditëve të xhirimit por edhe bukurinë e tyre.

“Sa u takon emocioneve të shumta, ka kaluar një jetë e gjatë edhe e tërë. Ama ka pasur një frymë shumë të mirë grupi, pavarësisht kushteve.

Mendoj se në memorien time ashtu edhe atë të kolegëve të mi, të gjithë i kemi të shenjuara punën intensive dhe të vështirë. Po ja ku jemi”, tha Rozeta.

Ajo nuk i mbajti dot lotët në aktivitetin që në fakt, u kthye në një përjutim të të shoqit, Xhotës sic e thërrisnin miq e kolegë.

Aktori I interpretimeve brilante, aq I dashur për publikun shqiptar e I vlerësuar nga të gjithë, u nda nga jeta janarin e vitit 2020 në moshën vetëm 59-vjeçare.