Piktori i njohur Ziso Kamberaj ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare për shkak të COVID. Kamberaj ka humbur jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej disa kohësh që pas infektimit të tij me koronavirus.

Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale. Kohët e fundit artisti jetonte mes Tiranës dhe Mynihut ku ishte zhvendosur prej disa vitesh. Ai la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.